Klubi i Interit mund të përjetojë përsëri shitjen e tij

Historia për për Interin mund të përsëritet dhe ata të kalojnë përsëri nëpër një moment të ngjashëm sikurse në të kaluarën.

Pronarët e kaluar të Interit kishin kërkuar vetëm partnerë për financa në të kaluarën, mirëpo në fund përfunduan në shitjen e gjithë klubit te Familja Zhang.

Tani, kjo e fundit, sipas Il Corriere dello Sport po kërkon një aksioner të ri për t’ia dhënë një mandat. Megjithatë, gjithashtu raportohet se ata janë të gatshëm edhe ta shesin atë, përcjell lajmi.net.

Drejtuesit e zikaltërve kanë parandaluar që klubin të bëjë nënshkrime të reja të janarit, përveç nëse shiten lojtarë.

Deri tani, vetëm Radja Nainggolan është larguar drejt Cagliarit, mirëpo vetëm në një marrëveshje huazimi, gjë që nuk është e mjaftueshme.

Christian Eriksen pritet të largohet në janar, me PSG dhe Arsenalin të interesuar.