Washington Post me kritika lidhur me përballjen me COVID 19

“A ka pasur ndonjëherë një sekretar më të keq amerikan shteti në situatë emergjence? Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, është e pamundur të mendosh ndonjë sekretar shteti më pak efikas se ai. Paraqitja e tij gjatë epidemisë do ta bëjë atë një nga sekretarët më të këqinj të shtetit në histori”, kështu thotë një koment i publikuar ditët e fundit nga “Washington Post”, ku dënon sekretarin e tanishëm amerikan të Shtetit Mike Pompeo. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës vuri në dukje në një koment se, me performancën e vet gjatë epidemisë, Pompeo e meriton të quhet “Një nga më të këqinjtë në histori”.
Sipas komentit të CMG-së, nën mburrjen e Pompeos për “gënjeshtrat, mashtrimin dhe vjedhjen”, diplomacia amerikane po devijon gjithnjë e më shumë. Marrëdhëniet me fuqitë e mëdha, si Kina dhe Rusia, po përkeqësohen, përçarjet me aleatët perëndimorë vazhdojnë të intensifikohen, dhe Amerika po shkon gjithnjë e më larg në rrugën e unilateralizmit. Krahasuar me ngatërrimet e sjella me diplomacinë, taktikat e afta të Pompeos për lajka dhe spekulime politike shpesh kanë shkaktuar ngacmime nga njerëzit.
Pas shpërthimit të epidemisë, Pompeo po sulmon e përbalt gjithnjë e më shumë Kinën: nga thirrja e përsëritur publikisht e virusit si “virusi i Wuhan-it”, tek përpjekja për ta përfshirë emërtimin “virusi i Wuhan-it” në deklaratën e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-të.
Në komentin e saj, CMG-ja shprehet që, në fakt, objekt i sulmit të Pompeos nuk është vetëm Kina, por ai ka akuzuar disa herë edhe Rusinë, Iranin etj., se kanë përhapur qëllimisht “lajme të rreme” mbi punën e qeverisë amerikane në përballimin e epidemisë. Por siç theksohet në një koment në “Washington Post”-it, kur 80 milionë iranianë po përballen me vështirësi për marrjen e ndihmës humanitare, Pompeo dhe politikanë të tjerë nuk pranuan thirrjen e vendeve të tjera perëndimore, duke përfshirë edhe të Britanisë, për t’i lehtësuar sanksionet, por e konsideron epideminë si një mjet për “shtypje ekstreme”. Kjo mund të çojë në vdekjen e një numri të madh njerëzish të pafajshëm dhe humanitarizmi i reklamuar nga Shtetet e Bashkuara do të humbë më shumë përkrahjen e njerëzve.
Si epiqendra e re e epidemisë, numri i të infektuarve në ShBA i ka kaluar 360 mijët. Për qeverinë amerikane, tani nuk duhet të ketë asgjë tjetër më të rëndësishme sesa frenimi i përhapjes së epidemisë dhe pakësimi sa më shumë që që jetë e mundur i numrit të vdekjeve. Qindra ish-zyrtarë të lartë dhe ekspertë amerikanë botuan ditët e fundit një letër publike me titull “Të shpëtohen jetët në ShBA, Kinë dhe në mbarë botën”, duke bërë thirrje për bashkëpunim midis ShBA-së dhe Kinës në përballimin e epidemisë. CMG-ja komenton se në një gjendje të tillë, çdo politikan i arsyeshëm dhe i përgjegjshëm duhet të kërkojë më shumë ndihmë ndërkombëtare për vendin dhe popullin, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë.