Vullneti për ndryshim nuk mund të dorëzohet para presioneve dhe arsyetimeve të tregtarëve

Shkruan: Liridon Ramadani

Gati një dekadë vullneti për ndryshim i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë i qartë, por çdoherë është deformuar në tryezën e pazareve të BDI-së. Ky deformim është arsyetuar përmes sekserëve të tryezës së pazareve të ashtuquajtur “Analist të Pavarur” që për çudi çdoherë që nxjerrin fjalë të mira për pushtetin u shtohet hapsira në “Mediat e Pavarura”.
Shqipëtarët për një dekadë kanë dëshiruar që BDI të jetë në opozitë dhe këtë e kanë materializuar ne votë, duke mbështetur partitë që kanë për synim rrëzimin e Integristëve nga pushteti dhe kjo paraqet në fakt vullnetin e shqiptarëve. Këtë më së miri e ka përshkruar Denis Diderot i cili thotë: “Që vullneti është produkt i dëshirave”.
Çdo parti shqiptare ka kërkuar votën dhe ka marr mbështetjen për dërgimin e BDI-së në opozitë, madje dhe “zëdhënësi” aktual i saj Menduh Thaçi votat i ka marrë në emër të dërgimit të Integristëve në opozitë.
Nga kjo dëshirë e madhe e shqiptarëve nuk la pa përfituar as partia maqedonase LSDM e cila mori mbi 60 mijë vota shqiptare, me premtimin se partia që kishte bashkëqeverisur me regjimin e Gruevskit, jo vetëm që do të shkonte në opozitë, por ajo do të jepte llogari për keq pordorimet që kishin bërë gjat qeverisej se tyre gati 10 vjeçare.
Me një kalkulim të thjeshtë të votave shqiptare në dy zgjedhjet e fundit mund të argumentojmë se vullneti i kësaj etnie është që Integristët të largohen përfundimisht nga pushteti.
Në vitin 2016 në zgjedhjet parlamentare 125 mijë shqiptarë kanë votuar në favor te subjekteve opozitare, ndërsa 86 mijë votues kanë shprehur “dëshirën” që BDI të vazhdojë që të ëndrojë në pushtet.
Në vitin 2020 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 140 mijë shqiptarë kanë votuar që Integristët të shkojnë në opozitë, ndërsa 104 mijë votues kanë shpreh vullnetin që ajo të qëndroj në pushtet.
Fragmentimi i opozitës shqiptare që shpeshëherë ka qenë e nxitur nga BDI kanë qenë faktorë që asnjëherë mos të e materializojnë vullneti i tyre për ndryshim,e kjo ka bërë që BDI të qëndrojë në pushtet për kaq kohe, e kjo nuk ka të bëje me atë që disa “Analist të Pavarur” që proklamojnë se Integristët qëndrojnë ne pushtet se i do populli, pasi realiteti është më i ndryshëm nga sa e thojnë ata.
Problemi tjetër qëndron se Bdi nuk përfaqson vullnetin e shqiptarëve por ajo përfaqson vullnetin e disa etniteteve mes të cilave ka dhe votues shqiptarë.
Argument për këtë janë vetë listat e kandidatëve për deputet të Bdi-së.
Në zgjedhjet e vitit 2020 ajo garoi dhe në zonat ku nuk votojne shqiptarë, pasi e njejta ka struktura partiake dhe në vendet ku nuk jetojnë shqiptarët, që shtron nje dilemë se nga kush dhe pse ajo merr mbështetje në ato pjesë?!
Në zonën nr 3 ajo garoi me 5 kandidatë jo shqiptarë, në zonën nr 4 me 2 kandidat jo shqiptar, në zonën nr 5 ajo kandidoi me 4 kandidat jo shqipëtar mes të cilëve dhe deputeti aktual Ismail Jaoski ose i njohur si “Pucko Petrol”.
Argument që BDI nuk përfaqëson votat e pastërta shqipatre është se në çdo legjislatur ajo në grupin e saj parlamentar ka pasur deputet edhe të etnive të tjera.
Prandaj për subjektet opozitare është detyrim bashkimi i tyre dhe dërgimi i BDI-së në opozitë sepse ky është vullnet i popullit, vullnet të cilin ata e kanë amanet dhe është detyrim moral për ta që i njeti të çohet në vend.
Shpresa dhe dëshira e shqiptarve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë pa BDI-në në pushtet është më e fortë se sa presioni dhe tregtia e saj për të qëndruar në pushtet.