Vuçiq i reagon Kurtit pas paralajmërimit për vendosje të reciprocitetit

President serb Aleksander Vuçiq i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi ky i fundit paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Vuçiq sot mori pjesë në një ngjarje ku u shpalosën armë dhe aparate ushtarake të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ushtrisë serbe.

Ai aty u pyet lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq u përgjigj se Kurti e ka të pamundur të ndikojë në lëvizje iracionale.

“Për të ndikuar në lëvizje iracionale është absolutisht e pamundur. S’mund të ndryshosh asgjë këtu”, tha Vuçiq.

Vuçiq sot do të takojë në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe.