Vuçiq: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz

In this photo provided by the Serbian Presidential Press Service, Serbian President Aleksandar Vucic listens to a question during a press conference in Belgrade, Serbia, Sunday, Sept. 24, 2023. At least 30 gunmen killed a Kosovar Albanian police officer then stormed an Orthodox monastery in Kosovo near its border with Serbia, setting off ongoing gunbattles that have left three assailants dead and raised tensions between the two former wartime foes as they seek to normalize ties. Police have surrounded Banjska, a village located 55 kilometers (35 miles) north of the Kosovo's capital where the monastery is located, and the gunfire is continuing. (Serbian Presidential Press Service via AP)

Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se, për shkak të problemeve që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milionë metër kub gaz që vjen në vendin tonë çdo ditë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia tani do të fillojë t’i shpenzojë rezervat e veta derisa Azerbajxhani t’i zgjidhë problemet.

“Ishte zgjuarsi që ne grumbulluam rezerva. Shpresoj që në një ose dy muaj ta rregullojnë këtë. Nëse jo, llogarisni se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të shtojmë dhe të përdorim rezervat. Nuk do të ketë mungesë as gazi, as nafte”, tha Vuçiq.

Vendimi i Azerbajxhanit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e vendosën Industrinë Serbe të Naftës në listën e sanksioneve, duke këmbëngulur që kompania serbe të mos vazhdojë të jetë në pronësi të Rusisë.

Serbia nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin për furnizim me gaz natyror në shtator të vitit 2024, si pjesë e përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e furnizimit dhe për ta ulur varësinë nga gazi rus, tek i cili është mbështetur kryesisht për më shumë se një çerek shekulli.

Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik në nëntor të vitit 2023.

Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Handanoviq Gjedoviq, deklaroi në shtator se gjatë dimrit, Serbia do të jetë në gjendje të llogarisë në dërgesat e sigurta të rreth një milion metra kub gaz nga Azerbajxhani.

Gazi nga Azerbajxhani i dërgohet Serbisë përmes një gazsjellësi të ri në Bullgari, i cili financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian (BE).