Vuçiçi me gojën e Putinit dhe mendjen e Millosheviçit, kërcënon Kosovën nëse anëtarësohet në NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të hënë ka deklaruar se nëse do të ketë një përshpejtim të procedurave për pranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare do të kenë dhe përgjigjen e vendit të tij.

Vuçiç është shprehur se Serbia do të befasojë me përgjigjen e saj nëse do të ketë pranim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Ditën që do të pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se e është përmbysur marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënën Vuçiç.

Ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat ai është shprehur se për shkak të konfliktit në Ukrainë, shumë e shohin situatën globale si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se shumë duan anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.