Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë të diel në Serbi.
Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e 25 tetorit, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike të vendit.
Lajmi vjen pas një pjesëmarrjeje të lartë të qytetarëve në votime dhe një gare të fortë mes koalicionit të mbështetur nga Vuçiç dhe lëvizjes studentore.
Vuçiç, tha se Lista Studentore ka fituar numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, bazuar në një mostër të shtresëzuar.
“Nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, tha Vuçiç.



