Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Dy persona janë vrarë në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha ai.

Derisa nuk dihen ende rrethanat apo shkaku se pse ka ndodhur ky rast.

Jo zyrtarisht Klankosova.tv mëson se motivi i kësaj ngjarje tragjike ishte një mosmarrëveshje për pronë.