Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shumë dëme në Pejë (VIDEO)

Me vete mori thuajse çka i doli përpara.

Pos rrugëve të lagjes “Asllan Çeshme” të Pejës, uji hyri gati në çdo shtëpi.

Vërshimet që i shkaktoi rrebeshi i shiut, e bënë mbrëmjen e së shtunës të tmerrshme për ata që jetojnë në këtë qytet.

Makinat i barti uji, bashkë me ata që ishin brenda, njofton Klan Kosova.

Në rrezik ishin edhe të tjerët. Atë e përjetuan edhe tre vajza të cilat i shpëtoi një qytetar.

Objektet e banimit e lokalet që u mbushën plotë ujë, u dëmtuan rëndë. /Klankosova.tv