Vrau nënën dhe terrorizoi qytetin gjerman, vdes në spital 40-vjeçari

David W.40 vjeç, i cili vrau nënën e tij në Gjermani dhe më pas hyri në ambientet e “Radio Dresden” duke qëlluar me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital.

40-vjeçari vrau nënën e tij 62-vjeçare në një apartament në Dresden-Prohlis të shtunën në mëngjes. Më pas gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit, qëlloi  me pistoletë dhe theu një derë. Kur u thirr policia, ai hyri në një degë të DM në Altmarktgalerie.

Aty, agresori arriti të merrte dy pengje, një grua dhe një fëmijë.

Pak pas orës 12:00, policia ndërhyri dhe arriti të arrestonte autorin. Por, sipas BILD, oficerët e qëlluan atë .David W. u plagos rëndë dhe humbi jetën pak orë më vonë në spital.