Vrasjet makabre: Vazhdojnë përplasjet VMRO DPMNE – LSDM

Opozita insiston se ka pasur lëshime gjatë hetimeve – LSDM: Mickoski ka takuar Palevskin

Spasovski hesht dhe nuk përgjigjet nëse automjeti i viktimës Pançe Zhezhovski, me të cilën është rrëmbyer Vanja, tre ditë ka qarkulluar nëpër rrugët e Shkupit, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke kërkuar sqarimin e dilemës nëse vrasja e Vanjës ka mund të evitohej. Opozita vazhdon të insistojë se ka pasur lëshime në këtë rast.

“Spasovski patjetër të përgjigjet pa politizime dhe filozofime nëse automjeti I viktimë Pançe ka hyrë në Shkup nga drejtimi i Velesit që më 24 nëntor, 15 minuta para orës 07.00 dhe nëse deri më 27 nëntor – ditën e vrasjes së Vanjës, I njëjti ka qarkulluar në Shkup, pa u ndaluar vrasësit nga policia? A ka kaluar automjeti në të njëjtin lokacion, nga kishte hyrë më 24 dhe 25 nëntor në mbrëmje”, u shpreh deputeti i VMRO-së, Dragan Kovaçki.

Deklaratat e Mickoskit dhe paraqitjet e VMRO-DPMNE-së po marrin përmasa të rrezikshme – thonë nga LSDM-ja duke akuzuar opozitën se po keqpërdorin rastin për të përfituar politikisht.

Pyetje për opozitën kanë edhe socialdemokratët. Pyesin VMRO-DPMNE-së për takimin e Mickoskit me të dyshuarin e parë Lupço Palevskin dhe se cfarë është biseduar në atë takim.

“Palevski ishte bashkëpunëtori i afërt I regjimit të VMRO-DPMNE-së, publiksht mbështeste Mickoskin, por edhe partnerin e tyre të koalicionit “Levicën”. Bashkë ishin pjesë e protestave të dhunshme kundër propozimit francez. Si pjesë e “Bojkotoj” ishin bashkë me DPMNE-në dhe “Levicën” kundër anëtarësimit në NATO”, tha deputetja e LSDM-së, Daniela Markoska.

Vanja dhe Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur më 3 dhjetor. Deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar./KlanMacedonia