LSDM: Jovan Mitrevski pritet të propozohet për kryetar të Kuvendit

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, të dielën pritet të propozojë për kryetar të Kuvendit koordinatorin e grupit parlamentar të kësaj partie, bëjnë të ditur burime nga LSDM-ja.

Sipas burimeve partiake, ndërkohë që po zhvillohej mbledhja e BDI-së, Kovaçevski për të dielën ka caktuar takimin e kryesisë së LSDM-së.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se në këtë takim kryetari Dimitar Kovaçaevski pret që Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe të konfirmohet nga Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, bëjnë të ditur burime nga partia në pushtet.

Më herët gjatë ditës së djeshme në selinë e partisë, Kryesia Qendrore e BDI-së vendosi që kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, të jetë kryetar teknik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari, deri në prag të zgjedhjeve të pranverës.