Vrasje makabre në Korçë, burrit i pritet koka më sëpatë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.

Një person është goditur me sëpatë dhe si pasojë ka gjendur vdekjen.

Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani, i cili punonte si shitës bananesh, dhe dyshohet se i kanë prerë kokën me sëpatë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje rreth kësaj tragjedie.