Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas raportimeve të “Vijesti”, në mesin e viktimave janë dy vëllezër nga Rozhaja Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27).

Raportohet se krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale.

Policia është në kërkim të Vehid Muriq nga Rozhaja, gjithashtu , i cili dyshohet se ka kryer krimin e trefishtë, dhe besohet se krimi është kryer në apartamentin me qira gjatë natës, transmeton Klankosova.tv.