VOX POP: Kush ikën nga debati, Ali Ahmeti apo Ziadin Sela? (VIDEO)

Në rrjetet sociale janë shpeshtuar zërat që kërkojnë përballje televizive mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, shkruan gazeta LAJM. Kërkesat për kryqëzimin e argumenteve mes liderëve shqiptarët para kamerave televizive janë shtuar pas debatit të fundit mes kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Ekipi i gazetës LAJM ka anketuar disa qytetarë në Çarshinë e Shkupit rreth kësaj teme. Ata që nuk hezituan të përgjigjeshin para kamerës thanë se dëshirojnë të shohin ballafaqimin e dy politikanëve shqiptarë në televizion, por nuk besojnë se një gjë e tillë mund të ndodh për shkak të refuzimit të Ali Ahmetit. Debati i fundit televiziv mes liderëve shqiptarë është zhvilluar në vitin 2003 mes kreut te BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryetari të PDSH-së, të ndjerit Arbën Xhaferi. Përgjigjet e qytetarëve rreth përballjes televizive të liderëve shqiptarë mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

VOX POP: Kush ikën nga debati, Ali Ahmeti apo Ziadin Sela? (VIDEO)

VOX POP: Kush ikën nga debati, Ali Ahmeti apo Ziadin Sela? (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, March 2, 2020