Vonohet seanca për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Ndonëse fillimisht u thirr për në orën 17, më pas u shty për një orë, ndërsa seanca për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, s’ka filluar ende. Nuk dihet nëse pushteti ka siguruar votat e nevojshme . Partitë politikë akuzojnë qeverinë se ka ndryshuar tekstin e Ligjit, duke paralajmëruar se nuk mbështesin ligj për të cilin nuk janë marrë vesh.