Shkup, plagoset një polic në stacionin policor Gazi Babë

Një polic është plagosur në dorë në Gazi Babë të Shkupit. Siç ka njoftuar MPB, rasti ka ndodhur më 8 shkurt, në stacionin policor Gazi Babë. Policia 26 vjeçar me iniciale D.Gj. I cili ka qenë në punë, gjatë pastrimit të revoles është vetëplagosur, transmeton Gazeta Lajm. Ne të njëjten hapesirë ka qenë edhe një tjetër polic, i cili nuk është lënduar. Polici i plagosur është dërguar në kompleksin e klinikave Nënë Tereza, ku i është dhënë ndihmë mjekësore.