“Anulimi i vendimeve të Çulevit, në bazë të Ligjit të qeverisë”

Qeveria anuloi vendimet e Ministrit të brendshëm teknik Naqe Çulev. Në seancën e mbrëmshme qeveritare, 89 vendimet për shpërndarje brenda strukturave të policisë të miratuara nga Çulev më 6 dhe 7 shkurt, i shfuqizoi paraardhësi i tij në këtë funksion, kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Qeveria ka vendosur të anulojë vendimet që janë marrë në mënyrë të paligjshme, në përputhje me Ligjin për Qeverinë. Aty është përcaktuar që çdo ministër, që merr vendime të paligjshme, Qeveria është ajo që duhet të anulojë dhe respektojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë…. Ka të drejtën e sistematizimit horizontal, por jo edhe për të ndryshuar strukturat udhëheqëse. Kështu që apeloj vendimi i Qeverisë të respektohet, sepse mosrespektimi i një vendimi të tillë dhe shkelja me vetëdije e ligjit hyn në një procedurë tjetër … “-tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Zëvendësja ministrja plotësuese e MPB-së Sllavjanka Petrovska sqaroi për Alsat se ajo nuk i kishte firmosur këto 89 vendimi, pasi kanë qenë në kundërshtim me ligjin e MPB-së dhe aktet nën ligjore të tij. Sipas Pretovskës në vend të 10% të parashikuar për shpërndarjen horizontale të punonjësve, Çulev ka bërë edhe avancime.

Por, Ministri Naqe Çulev mohon të ketë bërë shkelje. Ai akuzoi kryeministrin teknik Spasovski se në mënyrë të jashtë ligjshme po mban dorën e zgjatur në MPB. Ai përmes një telegrami kërkoi nga strukturat e brendshme në polici që të veprojnë sipas rregulloreve ligjore duke aluduar në zbatimin e urdhrave të tij.

Vendimi i Qeverisë është joligjor dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Është e drejtë e pacenueshme e ministrit të vendosë, të miratojë vendime dhe të bëjë shpërndarjen, apo ministri është ai që udhëheq me ministrinë. Qeveria nuk mundet në mënyrë kolektive të shkurtojë akte të tjera individuale juridike në këtë rast vendime, kështu që unë sot lëshova një telegrame deri te të gjitha njësitë organizative të MPB-së, ku theksoj pjesëtarët e MPB-së, të vazhdojnë ti kryejnë detyrat profesionale, ta respektojnë parimin e hierarkisë dhe parimin e ligjshmërisë“-pohoi Naqe Çulev, Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Çulev, vendimi i qeveria shkel Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore në nenin 47, paragrafi 1, i cili thotë se “Me punën e Ministrisë udhëheqë ministri.” Çulev i adreson akuza Spasovskit se a do të mbaj përgjegjësi politike nëse shfuqizimet e vendimeve të nënshkruara prej tij rrezikojnë sigurinë dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.