Greva në arsim, Trençevska: Ka mundësi për zgjidhje të menjëhershme!

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska thotë se ka përparim dhe sinjale pozitive se është e mundur që së shpejti të arrihet zgjidhje në mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të cilën greva, që tani është në pezullim, do të ndërpritej, ndërsa pagat në arsim do të rriteshin.

“MPPS-ja nuk është pjesë e palëve që kanë kontest. Këto janë MASH nga njëra anë dhe SASHK nga ana tjetër. Jam informuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës se sot prej orës 10 është dashur të ketë takim dhe besoj se është mbajtur ky takim. Negociatat vazhdojnë, ka përparim dhe sinjale pozitive se është e mundur së shpejti të arrihet zgjidhje e përbashkët me të cilën do të ndërpritej greva dhe rritja e pagave në arsim”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se, tu jepet kohë të dy palëve të udhëheqin negociatat dhe të na lajmërojnë për atë që është vendosur në seancat e Këshillave të krijuar në përputhje me lijgin për zgjidhje paqësore të kontesteve.

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) e ndërpreu grevën më 28 prill pas njoftimit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se MASH i afrohet zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjes.

Afati maksimal i zgjidhjes paqësore të kontesteve është 20 ditë. Ndërmjetës në kontestin është Dragica Isaillovska- Mitrovska.

Greva e të punësuarve në shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe kopshtet për fëmijë ka nisur më 11 prill me kërkesë për rritje të menjëhershme të pagave për 18,4 për qind dhe më pas gjetjen e një metodologjie për harmonizimin e tyre me pagën minimale. Gjatë negociatave, Sindikatës fillimisht iu ofrua rritje e pagave prej 10 për qind dhe më pas rritje prej 12 për qind, por propozimet nuk u pranuan nga anëtarësia e SASHK-ut. Në seancën e fundit të Këshillit të SASHK-ut dhe pas shpalljes së anëtarësimit është marrë vendim që kopshtet të rifillojnë punën, ndërsa punëtorët nëpër shkolla kanë mbetur në grevë, e cila është pezulluar më 28 prill pas fillimit të ndërmjetësimin.