Von der Leyen: Nuk do t’i lëmë vetëm italianët

Familja jonë nuk do t’u lërë vetëm, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një mesazh video publikuar sot në Twitter për vendin më të prekur në Europë, Italinë nga epidemia e koronavirusit të ri.

“Në këto kohë kaq të vështira, dëshiroj t’u them, të gjithë ju që luftoni virusin, që nuk jeni vetëm”, deklaroi shefja e ekzekutivit, në emër të “familjes së madhe” të Bashkimit Europian.

Në Itali virusi ka shkaktuar tashmë më shumë se 600 të vdekur.

“Ne jemi të gjithë Italianë”, shtoi ajo.

“Komisioni Europian do të bëjë gjithçka për t’iu mbështetur”, premtoi Ursula von der Leyen para se të detajonte masat e marra tashmë nga BE për koordinimin e përgjigjes për përhapjen e sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se epidemia e krijuar nga COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se 110 000 njerëz në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit, mund të konsiderohet një “pandemi”.

“Ne vlerësojmë se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.