Në Itali katër fretër të infektuar me Kovid-19, kërkohen besimtarët të cilët kanë qenë në rrëfim

Katër fretër të manastirit Lendinara, në rajonin Veneto, në verilindje të Italisë, janë pozitivë të koronavirusit të ri.

Në manastir ka gjithsej 20 fratër të cilët janë në izolim.

Pas infektimit të fretërve autoritetet janë në kërkim pas të gjithë besimtarëve të cilët kanë qenë në rrëfim në kishën Shën Agata më 7 mars, që të testohen nëse janë pozitivë të Kovid-19.

Në Itali është më i madh numri i vdekjeve nga kronavirusi i ri jashtë Kinës. Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 168 persona, me çfarë numri i viktimave është rritur në[ 631, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 10.000.