Shkon në 827 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, 12 462 të infektuar, 1045 të shëruar

Numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit është rritur në mënyrë të ndjeshme. Mbrëmjen e sotme është bërë e ditur se numri i tyre ka shkuar në 827, ndërsa janë 12 462 të infektuar, nga të cilët 1045 janë shëruar.

Brenda 24 orëve në Itali janë regjistruar 196 viktima më shumë.

1028 pacientë po kurohen në terapi intensive, 5 838 në struktura spitalore dhe 3724 në kushte shtëpie.

Dhe rajoni i Lombardisë brenda 24 orëve ka regjistruar 1480 raste më shumë me koronavirus dhe mban numrin më të larë në Itali të të infektuarve me 7280 pacientë e 617 viktima. 560 pacientë në këtë territor po kurohen në terapi intensive.