VMRO për Raportin e KE-së: Kontratat në katër sy e hanë sistemin

Në raportin e KE thuhet se qeveria anashkalon Ligjin për Prokurimin Publik, thonë nga VMRO-ja opozitare, prej ku shtojnë se kontratat në 4 sy e hanë sistemin, përcjell KlanM.

Komisioni Evropian, sipas VMRO-së, vëren se autoritetet duhet të prezantojnë masa më efektive kundër korrupsionit gjatë gjithë ciklit të prokurimit.

“Raporti e identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike. Aty thuhet qartë: Dhënia direkte e kontratës për ndërtimin e Korridorit VIII dhe X-d ngre shqetësime sepse e përjashton projektin nga zbatimi i ligjit të prokurimit publik. Anashkalimi i ligjit të prokurimit publik, administrata e pareformuar dhe gjyqësori i korruptuar po rrëzojnë vendin. Me LSD dhe BDI, Maqedonia mori raportin më të keq në ekzistencën e saj”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia