VMRO: Pendarovski ka mundur t’i pengojë ndryshimet në Kodin Penal

Nga partia VMRO-DPMNE thonë se presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka mundur t’i pengojë ndryshimet në Kodin Penal. Nga partia opozitare maqedonase thonë se Pendarovski miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal e ka bërë me urdhër të Kovaçevskit dhe Ahmetit.

“Pendarovski ka nënshkruar shprehimisht ndryshimet në KP, me urdhër të Kovaçevskit dhe Ahmetit, me qëllim që kriminelët nga pushteti të mos përgjigjen. Pendarovski ka mundur ta kthejë ndryshimet në rishqyrtim, por ka vendosur që verbërisht t’i zbatojë urdhrat e Kovaçevskit dhe Ahmetit”.

“Pendarovski me nënshkrimin e amendamenteve të Kodit Penal, fjalë për fjalë i ka shpëtuar të gjithë zyrtarët nga LSDM dhe BDI që kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në periudhën e kaluar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, fajtor i drejtpërdrejtë për kaosin në vend dhe për degradimin e ligjit është presidenti Pendarovski.