VMRO: Nuk do të bëhemi pjesë e krimit për Qendrën Klinike

VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe që të formohet Komision Parlamentar i udhëhequr nga opozita për ndërtimin e Qendrës së Re Klinike. Nga kjo parti thonë se nuk do të bëhen pjesë e krimit që bëhet me këtë ndërtim.

“Ajo që Filipçe u ofron deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që ka të bëj me Qendrën Klinike, është që ata t’i japin amin Qeverisë më të korruptuar në Evropë që të ketë mbi gjysmë miliardi euro për ndërtimin kriminal të një Qendre Klinike”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja opozitare./Alsat