Dy aeroportet maqedonase nga janari deri në korrik kanë shërbyer 2.414.892 pasagjerë, që është për 535.697 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi VMRO‑DPMNE.
Në këtë periudhë janë realizuar 16.280 fluturime, pra 1.295 më shumë se në vitin 2025. Sipas partisë, rezultate rekord janë shënuar në korrik, kur aeroporti i Shkupit ka shërbyer 408.925 pasagjerë, që është rritje prej 29,5 përqind, ndërsa ai i Ohrit 52.544 pasagjerë, ose rritje prej 41,2 përqind.
Nga VMRO‑DPMNE vlerësojnë se numri i rritur i pasagjerëve nënkupton më shumë turistë dhe aktivitet më të madh në sektorin turistik dhe atë të shërbimeve, si dhe lidhje më të mirë të Maqedonisë me Evropën dhe botën. përcjell Zhurnal.mk .





