“Qytetarëve u kushton shtrenjtë paaftësia e LSDM-së dhe përpjekja e tyre që të mbahen funksionet përmes shkaktimit të frikës dhe qerimit të hesapeve me të gjithë që nuk mendojnë sikur i faluri Zoran Zaev”.
Kështu thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sipas të cilëve Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev kanë shpenzuar 4 milionë euro para të popullit për vetëm një vit për shkak të siç thonë, nevojës së tyre patologjike për hakmarrje politike.
“Brenda një viti MPB e drejtuar nga Spasovski ka shpenzuar 4 milionë euro, me të cilat janë paguar dëmshpërblime të të punësuarve për shkak të proceseve të humbura gjyqësore”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, Prokuroria Publike duhet të fillojë hetim për punën e prishur të Oliver Spasovskit dhe ta sanksionojë në mënyrë adekuate.