Dy javë më parë futbollisti i njohur Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë, kësaj radhe me vajzë.
Teksa deri më tani nuk kishte ndarë fotografi me vogëlushen, duket se rezervimi nuk i ka zgjatur shumë.
Kjo pasi pasditen e sotme, Loriku ka publikuar fotografi me vajzën, të cilën e mban në krahë.
“Enkeleida sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë!!”, shkruan futbollisti.
Loriku dhe bashkëshortja e tij italiane Monica, janë prindër edhe të një djali, të cilit gjithashtu i kanë vendosur emër shqiptar, Bojken.