VMRO: Kovaçevski dhe Pendarovski të mos e fshehin se cilat shërbime të huaja qëndrojnë pas tensioneve me Bullgarinë

“Kovaçevski dhe Pendarovski nuk duhet të fshehin se cilat shërbime të huaja qëndrojnë pas tensioneve me Bullgarinë dhe propagandës antimaqedonase, nëse nuk i zbulojnë do të thotë se i mbështesin.

Pendarovski doli edhe pas Këshillit të Sigurimit, tha se pas gjuhës së urrejtjes ndaj Maqedonisë dhe negacioneve të shtetit qëndrojnë rrjete të huaja, të cilat krijojnë tensione mes vendeve, nëse nuk del dhe nuk jep detaje, serioziteti i tij vihet në pikëpyetje, por edhe zhvlerëson të gjithë sistemin.

Nëse qeveria nuk e thotë qartë se kush qëndron pas tensioneve, atëherë është një aktor aktiv në to.

Nëse Kovaçevski dhe Pendarovski nuk reagojnë ndaj mohimeve të kombit dhe historisë, atëherë do të thotë se ata motivojnë veprime të tilla”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.