Lyrical Son dhe Mc Kresha sjellin këngën e re “Shottas n’BMW”

Reperët e njohur shqiptarë, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë prezantuar ditën e djeshme (e hënë) këngën e re.

“Shottas n’BMW” titullohet ky projekt, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.

Artistët, të cilët tashmë janë pjesë e skenës prej shumë vitesh, vijnë me një interpretim të mahnitshëm.

Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për producimin është përkujdesur PINT.

‘Beat’-i i këngës është bërë nga Mixey&Apollo me video të realizuar nga Fati.tv.

Ky projekt ndërkohë është pjesë e albumit të tyre të ri të quajtur “Muzikë me Qalldis’”.

Kjo vjen tri ditë pas lansimit të këngës së parë që mban titullin “Hustle për burek”, ku është i përfshirë edhe Lumi B.