VMRO-DPMNE: Skandal në arsim – s’ka libra amzë për vitin e ri shkollor

Opozita maqedonase akuzon se krahas problemeve të shumta në arsim rreth përfundimit të vitit shkollor, vonesën e dëftesave, regjistrimet në shkollat e mesme, tani mund të vonohet edhe fillimi I vit të ri shkollor për shkak të mungesës së librave kryesor, raporton Klan M.

Sipas VMRO-DPMNE-së, në ditën e njëjtë të punës, shkollat u njoftuan nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit se duhet t`i marrin librat amzë për vitin shkollor 2022/2023, që më vonë pasdite sërish të njoftohen që të mos kërkojnë këto libra, për shkak se ka gabime gjatë shtypit dhe duhet të rishtypen. Për shtypjen e tyre, sic thonë nga opozita maqedonase, sërish është ngarkuar sponsori I BDI-së, firma Arbëria Dizajn.

“Sipas marrëveshjes së 1 Gushtit të këtij viti, Arbëria Dizajn nga Tetova, shtypshkronja e preferuar e BDI-LSDM obligohet se dokumentacioni dhe evidenca pedagogjike do të jenë gati për 5 ditë pas porosisë nga Byroja e Arsimit, e cila obligohet të bëjë kontroll paraprak të përgatitjes teknike për shtypjen, cilësinë e materialeve të shtypura dhe leje me shkrim për distribuim. Ose Arbëria nuk e ka bërë punën si duhet, ose kontrolli I MASH-it ka dështuar” – deklaroi Vesna Janevska nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE thotë se nëse shtypshkonja nuk e ka respektuar marrëveshjen, kjo nënkupton realizimin e nenit 7 të marrëveshjes respektivisht aktivizimin e garancës bankare. Nga ana tjetër, sipas VMRO-DPMNE-së, nëse Ministria e Arsimit nuk ka bërë kontrollin atëherë duhet përgjegjësi serioze se kush ka lejuar shtypjen e këtij materiali të papërdorshëm dhe kush do t`i mbulojë harxhimet për rishtypjen e librave.