Me krim dhe shkelje të së drejtës të gjitha dyert e Republikë së Maqedonisë janë mbyllur.
LSDM e gënjeu popullin, i shkeli interesat nacionale, nënshkroi marrëveshje kapituluese dhe në fund nuk morën datë për negociata me BE-në.
BE qartë porositi se kjo kryesi kriminele e LSDM-së nuk dëshiron të negociojë.
E dinë mirë se LSDM është partia e vetme në Evropë e kontrolluar dhe udhëhequr nga një kriminel i falur.
LSDM nga njëra anë gjyqësinë e shndërroi në mashë për grindje politike me jobashkëmendimtarët, ndërsa nga ana tjetër e shfrytëzon për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit që i gjeneron pushteti i tyre.
Në LSDM sundon paniku. Janë të vetëdijshëm për humbjen që u pason. janë të vetëdijshëm se pas 12 prillit të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit do të përgjigjen, ndërsa do të përgjigjen edhe ata të cilët janë vënë në mbrojtje të të njejtit.
Qytetarët meritojnë drejtësi. meritojnë të ndjehen të sigurt, ndërsa kriminelët të ndodhen prapa grilave. Pas 12 prillit do të fillojë ripërtëritja e Maqedonisë dhe të gjitha dyert do t’i hapen në mbarë botën. Meqenëse më 12 prill qytetarët do të porosisin Zaevin dhe LSDM-në asnjëherë më.
Me respekt,
Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim