Rreth orës 01:50 minuta në një pompë benzine afër pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar shtatë persona prej të cilëve dy të mitur, nga Republika e Turqisë. Të shtatë personat janë prezantuar si shtetas të Izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite, thuhet në buletinin ditor të policisë.
“Në 22.01.2020 në ora 01-50 në një pompë benzine në afërsi të pikës kufitare “Bllacë” nga liria janë privuar, K.S (20), K.S (46), J.M.M (42) , N.T (46), A.S (27) dhe dy persona të mitur, të gjithë nga Republika e Turqisë, për arsye se pas kontrollit të kryer nga ana e policisë, janë prezantuar si shtetas izraelit dhe policisë i kanë ofruar dokumente izraelite. Personat e ndaluar u janë dorëzuar zyrtarëve të policisë nga departamenti për krim ndër-kufitar, migracion për procedura të mëtutjeshme”, njoftojnë nga Ministrisë për Punë të Brendshme.