Një qese me hashash gjendet në afërsi të burgut të Tetovës

Një qese me hashash është gjetur gjatë ditës së djeshme afër shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese në “Tetovë” nga ana e një zyrtari policor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se zyrtari policor qesen me hashash e ka gjetur afër gardhit të burgut.

“Në 21.01.2020 rreth orës 19:00 një i punësuar në shtëpinë Ndëshkuese-Përmirësuese në “Tetovë”, ka paraqitur se në afërsi të gardhit që rrethon oborrin e objektit është gjetur një qese me hashash. Qesja e gjetur është dërguar në ekspertizë. Merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.