VMRO-DPMNE: Qeveria po i nënçmon punonjësit e arsimit

Partia opozitare maqedonase ka vazhduar me akuza në drejtim të Qeverisë, në lidhje me grevën në arsim.

Nga VMRO-DPMNE thonë se “Qeveria LSDM-BDI në çdo mënyrë të mundshme i ka nënçmuar punonjësit e arsimit”.

“Një herë e bënë me presione, kërcënime dhe frikësime, ndërsa tani injorojnë kërkesat e tyre për rritje të pagave në pajtim me marrëveshjen kolektive. Kërkesat për paga më të larta të mësimdhënësve janë të justifikuara dhe legjitime. Rritja e pagave që ofron qeveria nuk mund të mbulojë as dy ditë pazar në dyqane”.

“Inflacioni vetëm në muajin mars arriti në 8.8%, vaji i gatimit është 100% më i shtrenjtë, buka 110%, karburanti rreth 80%, energjia elektrike 30% dhe të gjitha shpenzimet e tjera bazë të jetesës”, thonë nga VMRO-DPMNE.