Sulmi rus afër centralit nuklear, vjen një lajm i mirë nga Ukraina

NEXTA TV po raporton se shkalla e rrezatimit nga territori në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhya të Ukrainës ka mbetur i pandryshuar dhe s’paraqet kurrfarë kërcënimi.

Kështu ka thënë një zyrtar i shtetit të Ukrainës në kuadër të Administratës së Ukrainës.

Ky raportim nga NEXTA TV vjen pasi Rusia sot në orët e hershme të mëngjesit ka bombarduar në afërsi të centralit bërthamor në rajonin e Zaporizhzhya.

Se s’ka ndonjë rrjedhje radioaktive nga centrali në këtë rajon e kanë thënë edhe amerikanë.

Zelenskey ka thënë se në rast se do të shpërthente centrali, pasojat do të ishin gjashtë herë më të mëdha se Çernobili.