Për rrahjen e Trajkovskit është prononcuar opozita. VMRO-DPMNE kritikon se synimi i pushtetit është Trajkovski të frikësohet dhe të heshtet. Kërkon zbardhjen e plotë të rastit. Për ndodhitë e sotme në gjyqësor u prononcuan edhe nga LSDM-ja.
Pas përndjekjeve dhe procedurave gjyqësore, pushteti po bën edhe dhunë brutale dhe fizikisht i qëron hesapet. Si zakonisht, pas çdo ndodhie penale, Oliver Spasovski dhe MPB nuk kanë reagim. MPB-ja vazhdon të hesht për çdo rast. VMRO- DPMNE ashpër dënon sulmin e përgjakshëm. Sjellja e këtillë tregon që pushteti në largim është i frikësuar dhe në panik nuk zgjedh mjete – tha Orce Georgievski, VMRO-DPMNE.
Qytetarët janë dëshmitarë të tentimeve të vazhdueshme për shtyrje të lëndës TNT, e cila është në fazën përfundimtare dhe duhet të merr epilog gjyqësor. Sot u publikuan informacione me njoftime se Apeli ka anuluar dënime me burg kundër të akuzuarve në lëndët e PSP-së. Tashmë opinioni i di informacionet se ish kryetari i Supremes ka mbajtur dhjetëra lëndë në sirtarë. Kjo është e patolerueshme dhe duhet të ndërpritet. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe drejtësi duhet të ketë – deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.