Mblodhi 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti, Bebe falënderon ata që dhuruan për Shqipërinë

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka kontribuar në grumbullimin e të hollave për t’i ndihmuarit të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri.

Bebe kishte nisur edhe një fond në GoFundMe për të grumbulluar mjete, duke vendosur cakun në 100.000 dollarë.

E nuk ka munguar falënderimi publik i saj e cila ka zgjedhur që këtë ta bëj nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory.

Kujtojmë se Bebe edhe e ka vizituar Shqipërinë për t’i parë nga afër familjet e prekura nga tërmeti.