Një emër me influencë në tregun muzikor është edhe Arta Bajrami. Tash e sa vite prezente e çdo herë duke qenë vetvetja, origjinale dhe unike.
Ani pse me kalimin e viteve këngëtarja ka ndryshuar jo vetëm në pamje, por edhe stilin e muzikës, ajo prapë po mbetet po ai zë i preferuar për publikun.
Tani këngëtarja po ashtu është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, por kjo nuk ka qenë pengesë për Arten që të dalë jashtë shinave të muzikës.
Ajo madje, veç është aktivizuar kohët e fundit akoma më shumë, sa në mbrëmje të ndryshme sa në ahengje e dasma.
Ndryshe, Arta as pozat provokative nuk po i ndalë. E veshur në të zeza këngëtarja ka pozuar edhe nga mbrapa, bile e vështirë se me këto linja është tani edhe nënë.