VMRO-DPMNE paralajmëron interpelancë ndaj Filipçes

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë interpelancë për ministrinë e Shëndetësisë, Venko FIlipçe. Kërkojnë përgjegjësi për mos-përballje me krizën, numrin e lartë të të vdekurve dhe të infektuarve, si dhe për negociatat e dyshimta për furnizim të vaksinave.

“3.340 të vdekur nga Covid ose katastrofa më e madhe njerëzore pas Luftës së Dytë Botërore në vend. 3.340 arsye që Venko Filipçe të japë dorëheqje. Nuk ka asnjë familje në Maqedoni, ku ndonjë familjar apo mik nuk ka vdekur. Këto jetë mundej të shpëtoheshin nëse sistemi funksiononte. Fatkeqësisht, në shëndetësinë e Maqedonisë po vdesin njerëz, kurse askush nuk mban përgjegjësi. Një paciente nga Struga ndërroi jetë sepse askush nuk i ka dhënë ndihmë, një pacient nga Shtipi ndërroi jetë sepse nuk ka pasur bombola oksigjeni. Në Maqedoni njerëzit po vdesin nga operacioni i gjurit dhe nga sepsa në plagë, kurse pacientes nga Dibra i janë nxjerrë organe të brendshme të shëndetshme dhe askush nuk merr përgjegjësi për të gjitha këto2, tha Kirill Pecakov deputet i VMRO-DPMNE-së.