VMRO-DPMNE merr një drejtori të rëndësishme në komunën e Kumanovës

VMRO-DPMNE do të ketë një drejtori të rëndësishme në komunën e Kumanovës.

Marko Mitrovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike “Kumanovo-Gas”, pasi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, e shkarkoi drejtorin e deritanishëm Nikolla Denkovski.

Siç raporton kumanovonews, Mitrovski është drejtori i parë i VMRO-DPMNE-së, i cili drejton një kompani publike në Kumanovë.

Ai është inxhinier i diplomuar, i punësuar në MEPSO që nga viti 2015.

VMRO-DPMNE duhet të marrë post drejtor në “Kumanovë-plan”.

Ndërkohë edhe Aleanca për Shqiptarët si pjesë e koalicionit lokal ka drejtor në NP “Tregu”, por pritet të drejtoj edhe një drejtori tjetër që së shpejti do themelohet.(INA)