VMRO-DPMNE: Maqedonia vazhdon me hua, duhet ndryshuar Qeveri e paaftë e LSDM-BDI

Ribalancimi i buxhetit i bërë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është vetëm një listë e thjeshtë dëshirash që nuk ka absolutisht asnjë bazë reale. Në fakt, e njëjta qeveri e paaftë që krijoi buxhetin joreal për vitin 2022, nuk ka çka të përmirësojë as në ekonomi, as me ribalanc. Përkundrazi, kriza do të thellohet, sepse burimi i krizës gjigante është vetë qeveria, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Me ribalancimin e buxhetit reduktojnë investimet kapitale, të cilat në çdo ekonomi normale duhet të jenë bazë e rritjes ekonomike. Ata rishikojnë gjithashtu rritjen ekonomike të PBB-së me 1.4% më poshtë, që do të thotë se do të marrin hua pikërisht aq.

Kjo tregon se borxhi do të rritet shumë më tepër se 7 miliardë euro sa është aktualisht. Natyrisht me këtë qeveri dhe paaftësinë e tyre ne po shkojmë drejt robërisë së borxhit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre mungesa e vizionit dhe planit të Qeverisë, e kombinuar me krimin dhe korrupsionin, do të godasë standardin e jetesës së qytetarëve, dhe kjo sipas VMRO-DPMNE-së duhet të ndalet, e kjo nuk do të ndodhë me rebalancimin e buxhetit por me ndryshimin e kësaj qeverie.