Filipçe godet Mickoskin për Alta Bankën: “Është kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e bankave?” Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me rastin e Alta Bankës, duke vënë në pikëpyetje rolin e tij në procesin e shitjes së bankës. “Kush është Mickoski që të shesë banka? Çfarë është ai, kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e Alta Bankës?”, është shprehur Filipçe, sipas raportimit të Skopje1. Deklarata vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes LSDM-së dhe pushtetit për hyrjen e Alta Bankës në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut

Filipçe godet Mickoskin për Alta Bankën: “Është kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e bankave?”

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me rastin e Alta Bankës, duke vënë në pikëpyetje rolin e tij në procesin e shitjes së bankës.

“Kush është Mickoski që të shesë banka? Çfarë është ai, kryeministër apo ndërmjetës për shitjen e Alta Bankës?”, është shprehur Filipçe, sipas raportimit të Skopje1.

Deklarata vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes LSDM-së dhe pushtetit për hyrjen e Alta Bankës në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut.