Nuk ndalen sukseset e Valdrin Sahitit, puna e tij nuk mungoi as në “Festivalin e Kanës”

Valdrin Sahiti është stilisti më i suksesshëm shqiptar, që sukseset i ka korrur edhe jashtë kufirit dhe më gjërë.

E pas sfilatës më të madhe të modës të cilën e organizoi në Prishtinë, ai ka kapur tjetër sukses, shkruan lajmi.net.

Puna e tij nuk ka munguar as në “Festivalin e Kanës” në Francë.

E këtë herë, veshjet e Vladrin Sahitit janë prezente në tapetin e kuq.

Ishte blogerja e famshme, Leonie Hanne, e cila është paraqitur në tapetin e kuq e veshur nga duart e Valdrin Sahitit.

Gazetarët të cilët përcollën festivalin e quanin fustanin e blogeres “përrallor” dhe “mbretëror”.

E ky nuk është i vetmi person i famshëm që Valdrin Sahiti ka stiluar.

Së fundmi, për një ceremoni të njohur, burime të ndryshme kanë treguar se reperja me famë botërore Cardi B, ishte e veshur nga Valdrin Sahiti.