VMRO-DPMNE-ja me akuza për rekrutim partiak në ARMV

VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza për rekrutim partiak në Armatën e RMV-së dhe ka kërkuar dorëheqje të Ministres së Mbrojtes, Slavjanka Petrovska. Nga opozita maqedonase kanë publikuar një postim të Degës së LSDM-së Haraçinë ku në gjuhën shqipe u bëhet thirrje kandidatëve për ushtarë profesionistë të shkojnë në selinë partiake dhe të paraqiten tek Kryetari I Degës.

“LSDM-ja I shfrytëzon degët partiake si qendra punësimi dhe qendra rekrutimi të armatës, kurse punësohen vetëm anëtarët partiak e jo ata që kanë cilësi, por vetëm ata që do të marrin leje nga kryetari partiak dhe udhëheqësia lokale e LSDM-së” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja përmes një komunikate është distancuar nga postimi në Facebook I organizatës lokale në Haraçinë.

“Bëhet fjalë për keqpërdorim të faqes në kundërshtim me vlerat dhe politikat e LSDM së për çka do të pasojë zbardhja e plotë e rastit dhe përgjegjësia. Armata është për profesionistët dhe për askend tjetër” – thonë nga LSDM.

Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate ka siguruar se kjo Ministri dhe ARMV ja nuk do të lejojnë ndikime partiake dhe se procesi I paraqitjes dhe selektimit për konkursin zbatohet konform normave dhe standardeve profesionale.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët e interesuar që të aplikojnë pa marrë parasysh përkatësinë fetare, kombëtare apo partiake. U bëjmë thirrje partive politike të përmbahen nga çfarë do lloj presioni ndaj pjesëtarëve të ARMV së. Armata është në shërbim të vendit e jo të partive politike” – thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /KlanMacedonia/