Bellerin do të mungojë 3 deri në 4 javë

Edhe Hector Bellerin është në listën e telasheve të Xavi Hernandez.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se Bellerin ka ndjerë një shqetësim gjatë seancës stërvitore.

Lojtari iu nënshtrua sot disa testeve mjekësore, të cilat kanë dhënë rezultate më të qarta, përcjell lajmi.net.

Bëhet e ditur se Bellerin, si pasojë e lëndimit, do të mungojë 3-4 javë. Lojtari ka problem me këmbën e majtë.

Kështu, spanjolli i shtohet listës së emrave si Ronald Araujo, Jules Kounde, Frenkie de Jong e Memphis Depay, si të lënduar.