Vmro akuzon lsdm-në për të kaluarën me “manipulime zgjedhore”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski duke u thirrur në një shkrim të gazetës italiane La Verita, ka sulmuar kryeprokuroren Villma Ruskovska nga e cila kërkon të hapë hetime nga pretendimet e gazetës për manipulime dhe presione zgjedhore nga ana e zyrtarëve të LSDM-së dhe familjarët e tyre.
Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE
“La Verita zbulon se Z.Z. Vice Fratello dhe Zoran Loreta Georgiev kanë përjashtuar familje të tëra nga puna, ua kanë shkyçur rrymën dhe ujin nëse nuk votojnë për ta. Çfarë jonjerëzie dhe shkelje brutale e të drejtës së votës, të drejtës së marëdhënies së punës dhe shkelje të dinjitetit dhe integritetit njerëzor! Në të njëjtën kohë edhe atëherë edhe tani, Villma Ruskovska formalisht është prokurore e qytetarëve në Maqedoni, por faktikisht është avokati më i mirë i ZZ dhe Vice Ftatello!”
Nga LSDM janë kundërpërgjigjur duke akuzuar se edhe shkrimet në të përditshmen italiane janë fabrikim I opozitës maqedonase që nga koha e rregjimit dhe shtetit të kapur, kur kryeministri Zoran Zaev ishte cak kryesor i proceseve të montuara.
LSDM
“Jo vetëm që zgjedhjet e vitit 2014 i vodhi Nikolla Gruevski, por edhe prokuroria nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së nuk ndërmori asnjë veprim. Pretendimet se Zoran Zaev ka qenë i përfshirë në parregullsi zgjedhore në 2014 ju bien në ujë, sepse nëse do të ishte vërtetë ashtu, atëherë prokuroria nën kontroll të VMRO-DPMNE-së menjëherë do të procesonte. Zgjedhjet më 2014 janë simbol i vjedhjes zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe fillim i krizës politike që përfundoi me rënien e Gruevskit”

Nga partia më e madhe në pushtet kujtojnë se nga materialet e publikuara nga përgjimet është parë qartë se VMRO-DPMNE ka bërë vjedhje zgjedhore përmes shtypjes së letërnjoftimeve, vjedhjes së materialit zgjedhor, votimit të personave të vdekur dhe formave të tjera të manipulimit.