Vlora Çitaku e komentoi fotografinë e gjyshërve të dy yjeve botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Gjatë ditës së sotme në medie ka qarkulluar një fotografi e gjyshërve të Rita Orës dhe Dua Lipës, shkruan lajmi.net.
Fotografia e Seit Lipës dhe Besim Sahatçiut ishte shkrepur më 1960 në Pejë.
Me anë të një postimi në Instagram, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku thotë se gjyshërit e dy artisteve pak e dinin se ato do të bëheshin yje botërore.
“Kur: 1960
Ku: #Kosovo
Kush: Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu.
Pak ata e dinin se mbesat e tyre do të rriteshin dhe do të bëheshin yje botërore ❤️ DUA Lipa and RITA Ora ❤️❤️”, ka shkruar Çitaku.