VMRO-ja kundër ndërrimit të emrit të ARM-së

Opozita me iniciativë paralele me atë të pushtetit për ndryshimet në Ligjin për mbrojtje. Deputeti, Emil Dimitriev thekson se partia e tij mbetet në qëndrimin kundër riemërimit të ARM-së në armatën e Maqedonisë së Veriut, dhe lënien e kësaj çështjeje pas zgjedhjeve të prillit. Dimitriev madje shtoi se nuk ka ndryshuar qëndrimi i partisë së tij në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe se do ta ndryshojë sërish emrin kushtetues të vendit, në rast se pas zgjedhjeve të prillit do të ketë shumicën e nevojshme. LSDM-ja nga ana tjetër akuzon opozitën maqedonase për dyfytyrësi dhe se pengon miratimin e ndryshimeve ligjore të domosdoshme për anëtarësim në NATO./Alsat