Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët ka folur në Alsat-M lidhur me koalicionimet me Lëvizjen BESA dhe Alternativën.
Sipas tij, ASH është duke negociuar për formimin e bllokut parazgjedhor Aleanca, Besa, Alternativa. Lloga nënvizoi se epilogu i negociatave pritet së shpejti. “Me të dyja bashkë, nuk varet shumë nga ne sa varet nga ata. Por ne besojmë se do ta arrijmë të bëjmë koalicion me të dyja bashkë. Besoj që për pak kohë informacionet zyrtarisht do të ndahen nga Aleanca për Shqiptarët “, theksoi Krenar Lloga. (INA)